MENU
klinika

Atalanta i bashkohet Barçës dhe Realit

Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka më të mirët në fushë

12.04.2024 - 12:51

Europa League zhvilloi dje katër ndeshjet e para çerekfinale. Atalanta mposhti Liverpoolin në “Anfield” 0-3 duke bërë surprizën e mbrëmjes. Deçiziv për bergamaskët ishte dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares që u vlerësua me notën 7.5 si një ndër më të mirët në fushë.

Portieri Juan Musso, Pasalic dhe autori i dopietës, Scamaça ishin gjithashtu me një notë të lartë. Me suksesin 0-3 në Liverpool, Atalanta i bashkohet Real Madridit dhe Barcelonës që e kanë mundur nga dy herë Liverpoolin në Angli. Hera e parë kur Atalanta fitoi në “Anfield” ishte në vitin 2020, koha e pandemisë me një stadium të zbrazur.

Në fitoren e Leverkusen 2-0 kundër West Ham, më i miri në fushë për “Aspirinat” ishte edhe Granit Xhaka.