18.04.2024 - 11:56
Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni janë ndër mikeshat më të vjetra në showbizin shqiptar.
Sot Çili ka ndarë një histori gazmore në “Ferma VIP”.
Fermerja tregon se ishte me mikeshën e saj të ngushtë, Ingrit Gjonin, në një kafe. Siç rrëfen këngëtarja, ajo ka parë një ylber dhe së bashku kanë dashur të gjejnë rrënjën e ylberit.
“Unë dhe Ingrit Gjoni, të dyja kishim lënë takim. Ka 15 vite. Isha tek pallati me shigjeta. Duke bërë muhabet, i them unë ua ylber. I thashë Ingritit që më duket si afër ky ylber. Donim të gjenim rrënjën e ylberit. I them unë hajde ikim. Kur e gjejmë veten në Mullet”, tregon Çiljeta.