MENU
klinika

Në 1/2 i pret makthi i tyre

“Topçinjtë” nuk “shkrepin” në Mynih, Bayern mbetet “mace e zezë”

18.04.2024 - 12:31

Në futboll, mbi të gjitha në nivele të tilla, si faza çerekfinale, ka shumë peshë historia, tradita, eksperienca e lojtarëve. Në letër, Bayern Munich nuk shihej favorit përballë Arsenal, por e kaluara vërtetonte krejtësisht të kundërtën. Bayern ishte dhe mbetet një “mace e zezë” për “topçinjtë”, në një kohë kur janë ekipi që i ka eliminuar më shumë në fazën më të nxehtë të Champions League.

Kjo ishte hera e pestë që Bayern “fshin” Arsenal nga faza me eliminim direkt, si askush tjetër në histori. Ekipi i Thomas Tuchel do të përballet në 1/2 me Real Madrid, por edhe në këtë rast historia flet shumë. Real Madrid është një makth për Bayern pasi spanjollët i kanë eliminuar jo pak, por 6 herë.

Ky është rekordi me negativ fazën me eliminim direkt, asnjë skuadër tjetër nuk ka fituar kaq shumë përballje direkte sa Reali kundër Bayern. Ancelotti u shpreh përpara Man.City se rekordet dhe statistikat janë bërë për t’u thyer, nuk kishin fituar kurrë në “Etihad”, por e bënë diçka të tillë të mërkurën, mbetet për t’u parë nëse Real Madrid-Bayern Munich do të vijojnë traditë apo ky makth do të marrë fund.