MENU
klinika

Taksa e “mëkatit”

Botërori 2022, Katari ngre taksën e alkoolit

02.01.2019 - 12:30

Ndonëse na ndajnë më shumë se tre vite nga Botërori i vitit 2022, Katari e ka ngritur taksën për produktet alkoolike në 100 për qind para dhe ky lajm i ka shqetësuar mjaft shumë tifozët e futbollit, të cilët brengosen se nuk do ta kenë mundësinë t’i shijojnë birrë apo ndonjë pije tjetër me alkool.

Katari, që e ka fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022, ka bërë të ditur lajmin për ngritjen e taksës në 100 për qind për produktet alkoolike, duke e quajtur atë si taksë e mëkatit.

Sipas deklaratave të zyrtarëve qeveritarë të Katarit, kjo taksë synohet të shërbejë si vetëdijesim kundër përdorimit të alkoolit, veçanërisht gjatë eventeve si Kupa e Botës, pasi që alkooli e dëmton shëndetin e njeriut.

katar 2022 final
katar 2022 final

Çmimi i alkoolit në Katar ishte i lartë edhe para kësaj ngritje, ndërsa tani tifozët të cilët do të udhëtojnë në Katar për t’i shikuar kombëtaret e tyre do të duhet të pajisen edhe me një leje për konsumimin e alkoolit, përndryshe nuk do të kenë mundësi të blejnë pirje alkoolike.

Ashtu siç raportohet nga Sky Neës, një shishe një litërshe xhin do të kushtojë 70 euro, ndërsa kushdo që dëshiron t’i blejë 24 kanaçe birre do të duhet t’i shpenzojë 80 euro.

Kur merren parasysh edhe çmimet e biletave për transport, biletat për t’i përcjellë ndeshjet në stadium dhe çmimi e akomodimit nëpër hotele, Kupa e Botës 2022 do të jenë një ndër turnetë më të shtrenjta për tifozët deri më tani.

stadiumi i boterorit katar 2022

Për më tepër, tifozët nuk do të kenë të drejtë të pinë alkool në publik për shkak të traditave të vendit, edhe pse theksohet se alkooli do të jetë në dispozicion për tifozët të cilët qëndrojnë në restorante dhe bare që janë të licencuar për shitjen e alkoolit.