Juventus bëri një goditje më të mëdha të merkatos në verën e vitit të kaluar, kur mori Cristiano Ronaldon për një shifër prej 100 milionë euro, rekord në Itali. Në vitet e fundit, Juventus ka treguar se është kampionnë Itali, si në fushën e blertë, ashtu edhe në merkato.
Këtë radhë, Juventus po përgatitet për një “bombë” tjetër në merkato dhe bëhet fjalë për francezin Kylian Mbappe. Gazeta “Republica” ka dhënë sot lajmin e bujshëm për një interesim në drejtim të Mbappe.
Në fakt, vetë presidenti Agnelli, në një prononcim para ca kohësh, u shpreh se klubi i tij po përgatitet që të bëjë një tjetër goditje në merkato dhe këtë radhë, do të jetë një Cristiano Ronaldo i ri.
Mediet italiane kanë zbuluar se bëhet fjalë për Mbappe. Për të siguruar shërbimet e tij, Juventus mund të sakrifikojë Paolo Dybala, kjo edhe për faktin se bëhen shumë sulmues klasi në të njëjtin rol.
“Duhet ta vëmë veten në kushte që të marrim një Cristiano Ronaldo tjetër, por këtë radhë të moshës deri në 25 vjeç”, – ishin fjalët e thëna nga Agnelli. Natyrisht, një afrim si Mbappe, do të ishte një arritje e madhe jo vetëm për Juventus, por edhe për futbollin italian në përgjithësi.