Gjykata Themelore në Shkup, duke proceduar sipas kërkesave të dorëzuara në përputhje me Ligjin për Amnisti për ngjarjet e 27 prillit të viti 2017 dhe pas marrjes së mendimit të prokurorit publik, ka pranuar edhe pesë kërkesat e të akuzuarve për këtë lëndë.
“Gjykata i pranoi kërkesat e A.S., D.M., S.P., D.V. dhe B.M. të përfshirë në lëndën K.br. 752/17. Të gjithë kërkesat tjera janë refuzuar”, deklarojnë nga atje.
Me këto vendime Gjykata Themelore, i ka marrë në caktimin e afatit kohor dhe të njëjtat i ka dorëzuar deri tek palët, që kanë të bëjnë me Ligjin për Amnisti për ngjarjet e 27 prillit të viti 2017, të miratuar në Kuvendin e Maqedonisë vitin e kaluar.
Për këtë lëndë para Vitit të Ri u amnistuan edhe pesë persona tjerë. Gjykata Penale me vendimet e fundit u sqarua për të gjithë 66 kërkesat e paraqitura për amnisti. /Konica.al/