MENU
klinika

Portieri shqiptar

Strakosha, më i aktivizuari i 2018-s në Serie A

03.01.2019 - 16:44

Viti 2019 ka hyrë, por ndërkohë ende po bëhen bilancet e vitit 2-18. Një statistiskë interesante është ajo e minutave të luajtura gjatë një viti kalendarik. Dhe të palodhurit e Serie A i ka Lazio.

I pari është Thomas Strakosha, i cili është aktivizuar nga trajneri Simone Inzaghi 3510 minuta. Plot 39 ndeshje për portierin shqiptar, që nuk ka munguar kurrë dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Një rekord absolut ky për portierin kuqezi.

Duke përjashtuar portierët, më i aktivizuari është Acerbi, gjithmonë në fushë me fanellat e Sassuolos dhe Lazios. Mbrojtësi ka luajtur 3420 minuta dhe është vetëm një ndeshje pas Strakoshës.

buffon strakosha
buffon strakosha

Strakosha ka luajtur edhe në ndeshjen me Udinesen, që Lazio e luajti në janar, pasi ajo ishte shtyrë për shkak të shiut në nëntor të 2017-ës. Me këtë ndeshje, portieri kuqezi është bërë lojtari me më shumë minuta në Serie A.

Strakosha qëndron para Acerbit, por edhe dy kolegëve të tij, Donnaruma së Milan dhe Handanovic të Inter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri i Kombëtares shqiptare

E bujshme, Inter mund të marrë Strakoshën

Igli Tare për lojtarët shqiptarë

“Alisson u shit 80 mln euro, Strakosha kushton…”