Real Madrid nuk e ka nisur mirë vitin 2019. Pasi fituan Botërorin e Klubeve, Los Blancos rikuperuan sot ndeshjen e prapambetur të javës 17 të La Ligas, por në “El Madrigal”, Real Madrid është ndalur 2-2 nga Villarreal.
Ndeshja nisi menjëherë me gol. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Cazorla. Por pa kaluar as 4 minuta, Benzema gjen cepi e portës pas një gjuajtje të bukur me kokë dhe ndeshja vihet sërish në ekuilibër.
Në minutën e 20-të, miqtë madrilenë do të përmbysnin shifrat. Kroos fut një top të gjatë në zonë dhe aty Varane kërcen më shumë nga të tjerët dhe gjen golin e avantazhit, 1-2. Në këto shifra do të përfundonte pjesa e parë.
Luftë sportive në pjesën e dytë, raste në të dyja portat. Por diferencën do ta bënte në fund goli i Cazorla-s në minutën e 82-të. Dopietë e sulmuesit të Villarrealit, që barazon shifrat në 2-2 dhe i jep një pikë ekipit të tij, ndërsa Real humb dy pikë të vyera.