Tashmë nuk ka më prapaskena, menaxheri Mario Giuffredi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, e thotë qartë se klienti i tij është në merkato dhe pret oferta.
Duket se edhe presidenti De Laurentis ka dhënë miratimin për shitjen e tij, por vetëm nëse vjen një dorë e mirë parash dhe mosrinovimi shkon në këtë linjë.
“Në verë, Hysaj mund të shkonte te Chelsea i Sarrit. Ancelotti i tha se e vlerësonte, por faktet tregojnë se në periudhën e fundit nuk është më i rëndësishëm për klubin. Nëse është bërë një rezervë, atëherë jemi gati të largohemi dhe të kërkojmë shitjen që në janar.
Nuk vëmë në diskutim zgjedhjet e Ancelottit, por Hysaj nuk e meriton këtë sjellje. Mund të jetë fazë e përkohshme, por duhet sqaruar kjo situatë. Mund të flitet hapur dhe publikisht.
Flasim për një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në Europë, kjo gjë po e penalizon. Jemi gati të flasim, do të heq Hysajn nga aty, nëse na thonë se është bërë rezervë” – thotë menaxheri i Hysajt, që shton: “Nuk flas për para, vetëm për çështjen e hapësirave”.