MENU
klinika

SPECIALE

5 ekipet që kanë fituar 3 kupat europiane

04.01.2019 - 20:59

Më parë në kupat europiane kishim 3 trofe, Kupa e Kampioneve, Kupa e Kupave dhe Kupa UEFA. Dy të fundit janë shkrirë në një trofe që sot mban emrin Europa League, ndërsa Kupa e Kampioneve njihet me emrin Champions League.

Ekzistonin edhe trofe të vegjël, si Kupa Intertoto, por aty merrnin pjesë skuadra të vogla. Pesë janë skuadrat që i kanë fituar tre trofetë madhorë në Europë, Ajax, Bayern, Chelsea, Juventus dhe Manchester United.

Juventus fitoi Kupën e Kampioneve (Champions League) në vitin 1985 dhe 1996, por më parë kishte fituar Kupën UEFA (Europa League) në vitin 1977 dhe pastaj e merr edhe dy herë të tjera më 1990 e 1993.

juventus champions league 1996
juventus champions league 1996

Kupëne Kupave bardhezinjtë e kanë fituar më 1984. Ajax ka fituar 4 herë Champions League: 1971, 1972, 1973, 1995, Kupën UEFA më 1992 dhe Kupën e Kupave më 1987.

Bayern Munich ka triumfuar pesë herë në Champions League: 1974, 1975, 1976, 2001, dhe 2013. Në Kupën UEFA fiton në vitin 1996, ndërsa në Kupën e Kupave më 1967-n.

Skuadra tjetër që i ka fituar të 3 trofetë është Chelsea, përkatësisht Champions League në 2012-n, Europa League në vitin 2013 dhe Kupën e Kupave në vitin 1971 e 1998.

manchester united fiton europa league
manchester united fiton europa league

E fundit skuadër që kompletoi treshen e trofeve ishte Manchester United, kur “Djajtë e Kuq” triumfuan në Europa League ndaj Ajax në verën e para dy viteve. United e fitoi Champions e parë në vitin 68’, të dytin 99’ dhe të tretin në 2008. Ndërsa Kupën e Kupave më 1991.

Klubeve që u mungon vetëm Champions League janë Atlético Madrid, Anderlecht, Parma, Tottenham dhe Valencia. Klubeve që u mungon vetëm Europa League janë Milan, Barcelona, Dortmund dhe Hamburg.

champions kupa uefa dhe kupa e kupave
champions kupa uefa dhe kupa e kupave