MENU
klinika

“Është mashkulli më i bukur”

Capital T surprizon live Adrola Dushin?

22.06.2024 - 13:17

Modelja Adrola Dushi dhe reperi Capital T janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Edhe pse romanca e tyre nuk është pranuar publikisht, fotot e dedikimet për njëri-tjetrin flasin shumë.

Së fundmi modelja është surprizuar në emisionin ‘S’e luan topi’, me një tufë me trëndafila të bardhë.

“Një tufë me trëndafila të bardhë nga mashkulli yt i zemrës”, shkruhej në letrën vendosur mes trëndafilave.

Në një sekuencë Adrola dëgjohet të shprehet se: Mund ta them se ai është mashkulli më i bukur shqiptar.

Të njëjtën frazë e kemi dëgjuar edhe nga këngëtari në mars të këtij viti, ku pranoi se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kënga e re “C’est la vie” sqaron çdo gjë

Marrëdhënia e Capital T me Adrola Dushin?