MENU
klinika

Humbje totale e kujtesës

Fenomeni i çuditshëm që i ndodhi fansave pas koncertit të Taylor Swift

25.06.2024 - 12:56

Shumë adhurues të këngëtares Taylor Swift kanë raportuar se kanë vuajtur një fenomen të çuditshëm, pasi morën pjesë në turneun e saj “Eras” në Mbretërinë e Bashkuar: amnezi totale.

Pas katër orësh adrenalinë, emocione dhe më shumë se 40 këngë, “Swifties” janë kthyer në shtëpi dhe kanë kuptuar se nuk mbanin mend asgjë nga super eventi ku kishin qenë. Ky fenomen i çuditshëm sipas psikologëve është një sindromë e njohur, e shkaktuar nga emocionet e shumta dhe atmosfera elektrizuese duke e bërë më të vështirë formimin e kujtimeve. Koncertet e superyllit amerikan janë cilësuar spektakle me nivele të paprecedenta zhurme dhe kjo shpjegon numrin e madh të njerëzve të prekur.

Një Swiftie, e njohur si @champaigeproblems në TikTok, ndau përvojën e saj pas koncertit në mediat sociale. Në një postim ajo tha: “Depresioni pas koncertit? Jo, kam amnezi sepse nuk e mbaj mend fare turneun? Sikur isha atje, por pse nuk e mbaj mend”. Një tjetër fanse @clare.marie56, e cila ndau një video nga nata e saj në stadiumin Andfield në Liverpool për TikTok, pohoi se ishte me fat që kishte ende pamjet në video nga ajo natë, pasi asgjë nuk i kujtohet qartë asnjë moment.

Amnezia pas koncerteve mund të krahasohet me humbjen e kujtesës që njerëzit përjetojnë pas një ngjarjeje traumatike. Kur njerëzit përjetojnë trauma, ndonjëherë ajo memorie bllokohet ose nuk formohet siç duhet, thonë ekspertët. Kjo nuk do të thotë se koncertet e Taylor janë traumatike, por emocioni i situatës mund të nënkuptojë se njerëzit janë aq të zhytur në të dhe emocionalë, sa që detajet e ngjarjes harrohen pothuajse plotësisht.aya

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain