MENU
klinika

Ylli argjentinas

Gjesti prekës i Messit pas fitores ndaj Getafes

07.01.2019 - 15:33

Barcelona fitoi mbrëmë 2-1 ndaj Getafes, me gol të Lionel Messit dhe Luis Suarez, të dy shumë të bukur për nga mënyra e ekzekutimit. Messi vijon të jetë shënuesi më i mirë, por njëkohësisht edhe zemërmadh.

Ylli argjentinas, pas përfundimit të ndeshjes, shkëmbeu një moment prekës me Jaime Matan, autorin e golit të vetëm të Getafes. Messi ia plotësoi dëshirën lojtarit të Getafes, Matas, i cili ia kishte kërkuar atij fanellën.

Sapo përfundoi ndeshja, Messi shkoi drejt Matas dhe e përqafoi atë pasi i shkëmbyen fanellat. Mata ishte i lumtur që do të luante kundër Messit saqë ka bërë të ditur se ai kishte kërkuar fanellën që para ndeshjes dhe kur kërkesa e tij u plotësua.

“Është një nder për mua ta kem fanellën e Messit. Është një nder edhe vetëm të luash kundër lojtarit më të mirë në botë dhe është një gjë e mirë ta ndash një moment të tillë në fushe me të”, – ka thënë Mata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN