MENU
klinika

Merkato

Juventus vendos çmimin: Ja sa vlen Dybala

07.01.2019 - 17:25

Shumë klube prestigjoze europiane janë të interesuar për sulmuesin argjentinas të Juventus-it, Paulo Dybala, dhe tashmë klubi bardhezi ka vënë një  çmim, që do të thotë se mund ta shesin në rast se ofrohet ajo cka kampionët e Italisë pretendojnë.

PSG, Bayern Munchen dhe Manchester City e kanë shprehur tanimë interesimin për yllin Paulo Dybala, mirëpo klubi italian nuk do ta shqyrtojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.

Sipas Tuttosport, tre gjigantët evropianë tashmë e kanë kontaktuar Juventusit dhe i kanë bërë italianëve oferta për transferimin e Dybala, mirëpo për momentin drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ kanë vendosur t’i injorojnë të gjithë.

pogba dybala
pogba dybala

Megjithatë, gazetat italiane raportojnë se Juventus nuk e përjashton mundësinë e shitjes së Dybalas, nëse për argjentinasin vjen ndonjë ofertë e mirë gjatë afatit kalimtar të verës.

Kushti i vetëm që duhet të plotësojnë Bayern Munich, Manchester City apo PSG-ja për ta transferuar Dybala-në është ta bëjnë një ofertë mbi 100 milionë euro, si në rastin e kthimit të Paul Pogba te Manchester United.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN