MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i bëjnë stomakut dhe kockave, antibiotikët?

04.11.2024 - 17:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë i bëjnë stomakut dhe kockave, antibiotikët?

Mjeku: Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin.

Ato janë organizma mikroskopikë një-qelizorë të dobishme për sistemin imunitar dhe atë tretës dhe ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe së bashku mund të peshojnë deri në 2 kilogramë.

Bakteret ndahen në mbi 1000 specie dhe në dy kategori: të mira dhe të këqija. Për fat të mirë, të dy kategoritë jetojnë në harmoni të plotë me njëra tjetrën.

Sidoqoftë, ky ekuilibër është i brishtë dhe prishet nga përdorimi i antibiotikëve.

Shëndeti i kockave dhe mikrobet e stomakut

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se përdorimi i antibiotikëve ndikon fort në zhvillimin e skeletit të njeriut pas fazës së pubertetit. Kjo fazë zhvillimi është përgjegjëse për të paktën 40 përqind të masës kockore.

Shëndeti i skeletit është gjithashtu në varësi të mikrobiomës së stomakut.

Ndikimi i antibiotikëve në qelizat e palcës kockore

Metabolizmi i kockave është në varësi të një procesi delikat. Përdorimi i antibiotikëve ndikon në shpërbërjen e masës kockore dhe çlirimin e mineraleve, sidomos kalçiumit, nga lëngjet kockore në gjak.

Një gjë e tillë mund të jetë rezultat i një reagimi imunitar që shkaktohet nga ndryshimet në mikrobiomë. Si pasojë e antibiotikëve, komunikimi mes sistemit imunitar dhe qelizave të kockave shpërbëhet dhe ka ndërprerje të dëmshme.

Një gjë e tillë dëmton ndjeshëm skeletin e njeriut.

Ndikimi i stresit dhe antibiotikëve në stomak njësoj si ai i ushqimeve të shpejta

Ndryshimet në komunitetin e brendshëm të baktereve që vijnë si pasojë e stresit janë njësoj të dëmshme si ato të shkaktuara nga ushqimet e shpejta. Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen. Këto probleme zgjidhen me përdorimin e probiotikëve të cilët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.