Një deklaratë që i ka hedhur benzinë zjarrit më shumë, në një moment kur Icardi është bërë çështje tek Inter, me bashkëshorten e tij që deklaroi se argjentinasi nuk do rinovojë.
Dihet ngjarja e famshme mes Maxi Lopez, Icardi-t dhe Wanda Nara-s. Dy futbollistët kanë qenë shokë, por Icardi i “rrëmbeu” partneren dhe tashmë jeton me të.
Por Maxi Lopez së fundmi ka zbuluar që nuk do t’i pëlqejnë kapitenit të Inter-it. Lopez aktualisht luan me skuadrën e Vasco De Gama-s, por ka folur në lidhje me marrëdhënien që ka me Wanda-n, bashkëshorten e Icardi-t dhe fëmijët e tij.
Ai shprehet se Wanda e telefonon shpesh kur nuk është Icardi, por vetë Maxi-t i interesojnë vetëm fëmijët, të cilët po i rrit ish-shoku i tij i fëmijërisë dhe ish-bashkëshortja e tij, Wanda Nara.
“Për Wanda-n ndjej vetëm keqardhje, duke qenë se nuk di të jetë një nënë e mirë, ndërsa pjesa tjetër nuk më intereson pasi është e martuar dhe të bëjë çfarë të dojë. Kur Ikardi është në grumbullim, ajo më telefonon shpesh mua, por nuk bie në lojën e saj.
Dua vetëm që të takoj fëmijët e mi dhe të di që po rriten mirë. Icardin e kam takuar vetëm në fushën e blertë dhe dihet publikisht se çfarë i kam thënë Icardit aty. Më vjen keq që nuk e përsëris dot, pasi Wanda më ka thënë se nuk i shoh më fëmijët nëse e përsëris”, – ka theksuar Maxi Lopez.