Një deklaratë që i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit në momentet që po kalon skuadrat e Real Madrid dhe kur Perez po merr kritika nga tifozët për mënyrën e largimit të Ronaldos.
Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, ka zbuluar prapaskenat e largimit të trajnerit Zinedine Zidane nga stoli i Los Blancos në përfundim të sezonit të kaluar.
Calderon i ka zbuluar faktorët e largimit të Zidane vetëm disa ditë pasi fitoi me Real Madrid titullin e tretë radhazi të Champions League, në finale ndaj Liverpool në Kiev.
Calcerdon, i cili ishte president i Madridit nga viti 2006 deri më 2009, iu referua dallimeve mes trajnerit francez dhe presidentit aktual Florentino Perez, të cilat ishin ngritur kur dyshja ishte ulur për të biseduar për situatën në klub.
“Zidane këmbënguli që të mbahej Cristiano dhe të shitej Bale. Perez bëri të kundërtën e asaj që Zidane i kishte kërkuar. Zidane dëshironte fuqi vendimmarrëse kur bëhej fjalë për blerjen dhe shitjen e lojtarëve, por kërkesat e tij nuk u plotësuan. Si pasojë, francezi vendosi të largohet. Dhe ai kishte të drejtë”, – tha Calderon për vendimin e Zidane.
Pak pas largimit të Zidane, Cristiano Ronaldo e braktisi klubin për Juventus, duke e lënë uellsianin Bale si lojtarin kryesor në klub. Prej tij u prit të marrë rolin e liderit në mungesë të Ronaldos, por deri tani ai nuk e ka bërë këtë.