MENU
klinika

Transferimi

Sadiku rikthehet tek ish-ekipi në Zvicër

14.01.2019 - 22:39

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është rikthyer në Zvicër dhe do të jetë pjesë e Luganos për pjesën e mbetur të sezonit.

Ai ka kaluar me sukses testet fizike ditën e sotme, në praninë e mjekëve të klubit të tij, Levantes, dhe do të kalojë në formë huazimi tek ekipi zviceran deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit.

Siç raporton portali “superdeporte.es” në Spanjë, po diskutohen edhe çështjet financiare për blerjen e kartonit, për të mbyllur të gjithë operacionin.

Ky do të ishte rikthimi i tretë për Sadikun në Zvicër te Lugano, pasi më herët ka qenë në vitet 2012-2014, si dhe në formën e huazimit nga Zurich në vitin 2017.

Presidenti i Luganos, Angelo Renzetti, ka reaguar pas daljes së lajmit se Armando Sadiku do të huazohet tek ekipi i tij, për gjysmën e mbetur të sezonit, nga spanjollët e Levantes.

“Si është? Më mirë se lojtarët që kemi aktualisht në ekip. Nevojitet të bëjmë largime në skuadër që t’i bëjmë vend. Bëhet fjalë edhe për një vend nga ana financiare”, – ka deklaruar presidenti i Luganos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN