MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Cikalleshi në “ajër”, largohet nga Goztepe

15.01.2019 - 12:41

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, nuk është më një futbollist i Goztepes (Superliga turke). Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit në rrjetin social ‘Facebbok’.

Sulmuesi kavajas, që ishte i huazuar këtë sezon te Goztepe, duket se nuk i ka bindur drejtuesit, të cilët me mirëkuptim, kanë shkëputur marrëdhënien me të.

Në këtë mënyrë, Cikalleshi duhet të mendojë për skuadrën e tij të re, që do të jetë një problem më vete. Aktualisht, kartoni i tij zotërohet nga Osmanlispor, por klubi turk nuk është i interesuar që ta ketë sërish në skuadër shqiptarin.

Në këtë mënyrë, ai duhet të shohë për një kampionat tjetër, nga Azia tek i cili mund të transferohet pa problem, duke qenë se ka luajtur me 2 skuadra këtë sezon dhe nuk mund të luajë me një të tretë.

“Si rezultat i bisedimeve me Sokol Cikalleshin, i cili u bashkua me stafin tonë në fillim të sezonit, kontrata e huazimit u ndërpre. Falënderojmë Cikalleshin për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij”, – shkruhej në njoftimin e klubit të Goztepes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN