MENU
klinika

Analiza e Bankës së Shqipërisë

Kreditë në shtrenjtim për bizneset dhe për individët

15.01.2019 - 15:39

Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë dhënë bizneseve private u rrit lehtë në tremujorin e tretë të vitit. Ajo rezultoi 6.6%, nga 6.4% që shënonte në tremujorin paraardhës. Interesat janë rritur si për kredinë për likuiditet, ashtu edhe për atë për investime.

Normat e interesit të kredisë dhënë bizneseve, këtë tremujor duken të kenë frenuar prirjen rënëse të vërejtur në tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me një vit më parë, ato luhaten në nivele të ngjashme.

Bankat mbeten të kujdesshme në kreditimin e bizneseve. Krahas normave më të larta të interesit për segmente të caktuara të kredisë, bankat, edhe këtë tremujor, vijojnë të kenë kushte joçmim të shtrënguara. Ndër to, forcimi i kërkesave për kolateral, madhësia dhe maturiteti i kredisë mbeten elementet kryesore nëpërmjet të cilave bankat shprehin përqasjen e tyre konservatore ndaj bizneseve.

Normat e interesit janë rritur edhe te kreditë për individë në tremujorin. Në lekë, interesi mesatar shënoi 7.1% në këtë tremujor nga 6.9% në tremujorin e dytë.

Ndryshe nga bizneset, bankat kanë qenë më pozitive në kreditimin e individëve, duke vijuar edhe në tremujorin e tretë të këtij viti me lehtësim kushtesh. Kushtet joçmim të aplikuara për kreditë për individë janë lehtësuar ose nuk kanë ndryshuar në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Kështu, ato kanë lehtësuar kërkesat për kolateral dhe kanë mbajtur të pandryshuar maturitetin maksimal të kredisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Biznesi merr më pak kredi

Huaja e re në rënie me 8%