Shqipëria është vendi i dytë në rajon për nga totali i depozitave në sektorin bankar. Sipas Federatës Europiane të Bankave, janë plot 11.7 miliardë euro depozita, përfshi edhe ato në Bankën Qendrore.
Prej tyre, rreth 8.5 miliardë euro prej tyre janë depozita në bankat tregtare, ndërkohë që 85% janë depozita të individëve. Vetëm Serbia, me 16.7 miliardë euro, ka më shumë para në sektorin bankar në formën e depozitave.
Por, nëse i llogarisim shifrat për frymë, Shqipëria rezulton bindshëm në vend të parë. Depozitat për frymë në Shqipëri janë 403 euro, ndërsa në serbi mesatarja është 238 euro.
Kosova nuk është pjesë e këtyre të dhënave, por gjithsesi shifra e totalit të depozitave është modeste, në pak më shuëm se 3 miliardë euro.
Kur bëhet fjalë për totalin e kredive ndërkohë, me rreth 5.7 miliardë euro në të gjithë sistemin, Shqipëria zbret në vendin e 3-të në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me Bosnje Hercegovinën që ngjitet në vend të dytë, me plot 9.4 miliardë euro kredi.
Edhe sa i përket aseteve të sistemit bankar, Shqipëria renditet e treta në rajon. Në çdo indikator, Serbia zë vendin e parë, çka është e kuptueshme, duke pasur parasysh se është ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor.