MENU
klinika

Konfirmohet ndarja

Maradonën e braktis bashkëshortja

16.01.2019 - 12:41

Maradona vijon të mbetet kryefjalë e medieve botërore, si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj. Së fundmi, bashkëshortja aktuale e ka braktisur legjendën e futbollit.

Lajmi i ndarjes së Diego Armando Maradonës, bëri një bujë të madhe në media, teksa së fundmi ka qenë bashkëshortja e argjentinasit, Rocio Oliva, që ka konfirmuar ndarjen me legjendën.

Në të vërtetë, kriza filloi në muajin dhjetor kur bashkëshortja e Diegos mori pjesë në një emision të ESPN dhe tha se ishte “single”, një përgjigje që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Los Dorados de Sinaloa, i cili ka kuptuar se gjërat nuk ishin si më parë.

maradona oliva
maradona oliva

Ndërkohë, së fundmi, Oliva ka vendosur të dalë hapur për marrëdhënien e saj me “El Pibe de Oron”. Pyetjes së një ndjekësi në “Instagram” nëse është ndarë me Maradonën, ajo iu përgjigj shkurt, por qartë: “Po”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e futbollit botëror

Maradona shtrohet me urgjencë në spital

Speciale/Maradona 35 vjet më parë

Ndërhyrja brutale që ndryshoi historinë e La Liga

Dy legjendat e futbollit

Pele i dërgon mesazh Maradonës