MENU
klinika

Kombëtarja U-17

Shqipëria e mbyll me fitore turneun në Turqi

17.01.2019 - 15:44

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të turneut “Mercedez Benz Cup 2019” që po zhvillohet në Turqi.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Bekteshi, Burgaj, Preka, Gjuzi, Dervishi, Papa, Kasemi, Mitaj (c), Pengu, Doko, Dervishi. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, me të dyja ekipet përfaqësuese që zhvilluan një lojë të fortë, por pa arritur te goli.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur rrjetën e portierit kundërshtar dy herë,  në minutën e 56-të ka qenë Ilir Gjuzi, i cili ka shënuar për Shqipërinë dhe në minutën e 58-të, me një gol të shënuar shumë bukur nga goditja e dënimit nga kapiteni i U-17, Mario Mitaj. Për moldavët ka shënuar Frate në minutën e 82-të.

kombetarja u17 beqiri
kombetarja u17 beqiri

BILANCI I SHQIPËRISË U-17

14 Janar, Angli 2-0 Shqipëri

15 Janar, Turqi 3-1 Shqipëri

17 Janar, Moldavi 1-2 Shqipëri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN