Nuk e pësojnë e vetëm gazetarët investigativë që merren me politikë, ekonomi apo fusha të tjera, por edhe gazetarët sportivë. Së fundmi, njerëz të armatosur në Gana kanë qëlluar për vdekje një gazetar investigativ.
Gazetari i sportit ndihmoi në zbulimin dhe denoncimin e korrupsionit në futboll. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga një grup për të drejtat e njeriut, sikurse dhe nga punëdhënësi i tij.
Ahmed Hussein-Suale u qëllua tri herë nga njerëz që qarkullonin me motor, teksa gazetari po udhëtonte me makinë rrugës për në shtëpi, të mërkurën, në kryeqytetin Akra, konfirmoi kompania e tij e produksionit “Tiger Eye PI”.
“Ne jemi tmerrësisht të shkatërruar nga ky akt i tmerrshëm, por mbetemi të palëkundur në rrugën tonë për të denoncuar korrupsionin në nivele të larta në vendin tonë”, – deklarohet në komunikatë.
Hussein-Suale ishte pjesë e një ekipi të udhëhequr nga gazetari i njohur investigativ Anas Aremeyaë Anas. Ekipi i tij është i famshëm për dokumentarin e realizuar vitin e kaluar, nëpërmjet të cilit u denoncuan 77 arbitra, sikurse dhe shefi i futbollit të Gana-s i asaj kohe, Këesi Nyantakyi për marrje rryshfeti.
Vrasja erdhi pas një fushate abuzimi ndaj ekipit të dokumentarit. Pas transmetimit të tij, anëtari i qeveresisë së Gana-s, Kennedy Agyapong e quajti Hussein-Suale “të rrezikshëm”, shpërndau foto të tijat dhe u tha ndjekësve dhe shikuesve se do t’i paguante ata nëse do ta rrihnin.
Ai nuk ishte i gatshëm të komentonte krimin. Anas, i cili për arsye sigurie e mbulon fytyrën e tij në publik, postoi diçka mbi vrasjen ku shkruhej: “Lajm i trishtueshëm, por ne nuk duhet të heshtim. Të prehesh në paqe Ahmed”.