MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Cikalleshi e rinis me gol ndaj gjigantit turk

18.01.2019 - 20:39

Nuk mund të kishte debutim më të mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, që e ka nisur menjëherë me gol eksperiencën e tij të dytë në radhët e klubit të Akhisarspor, për të cilin firmosi vetëm 3 ditë më parë.

Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli takimin e sotëm në kampionat ndaj Besiktas, por gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e tij, duke bërë një debutim të mirë në aspektin personal me klubin, për të cilin do të luajë në 3 vitet e gjysmë të ardhshme.

Trajneri vendosi ta linte në pankinë në duelin e sotëm për shkak se vetëm 2 ditë stërvitje kishte me ekipin e ri, por kur pa se pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0 për Besiktas, ai aktivizoi sulmuesin kuqezi në fillimin e të dytës.

Megjithatë, Besiktas shënoi edhe dy herë të tjera në portën e Akhisarspor, duke bërë të qartë se fati i ndeshjes ishte i vendosur. Por Cikalleshi kërkoi me ngulm golin në këtë ndeshje debutimi dhe e gjeti atë kur regjistrohej minuta e 81-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN