Është hapur totalisht gara për një vend në Champions League dhe kjo falë fitores 2-0 që Arsenal arriti ndaj Chelsea në “Emirates”. Chelsea mbetet në vend të katërt, por Arsenal e United tashmë janë 3 pikë pas.
Ndeshja është vendosur në pjesën e parë, ku janë shënuar të dy golat e fitores. Fillimisht ka shënuar Lacazette, në minutën e 14-të.
Në minutën e 39-të, Koscielny ka dyfishuar rezultatin dhe Arsenal ka shkuar shumë i qetë në dhomat e zhveshjeve, me detyrën që vetëm mbronte rezultatin në të dytën.
Pjesa e dytë ka qenë shumë e luftuar, por nuk ka pasur gola, pavarësisht se rastet ishin më të shumta në numër se në pjesën e parë. Trajneri i Chelsea është parë shumë nervoz në fundin e ndeshjes.