Napoli nuk e ka pasur shumë të lehtë me Lazion, por gjithsesi, ka fituar 2-1 në shtëpi ndaj Lazios, duke “blinduar” vendin e dytë dhe duke i bërë “presion” Juventusit, që është 6 pikë para dhe me një ndeshje më pak.
Në pjesën e parë protagonist janë bërë dy portierët respektivë, Meret i Napolit dhe Strakosha i Lazios. Portieri shqiptar ka pritur dy gjuajtje gati në vijën fatale.
Por Strakosha nuk ka pasur çfarë të bëjë në minutën e 34-t, kur Callejon shënon e parë për Napolin. Pas vetëm 3 minutash, Milik shënon edhe golin e dytë dhe Napoli e mbyll fraksionin e parë në avantazh të dy golave.
Lazio futen në lojë në minutën e 65-të, kur Immobile ngushton shifrat në 2-1. Por më pas Acerbi në minutën e 70-të ndëshkohet me të kuq dhe lë Lazion me 10 lojtarë. Në minutën e 88-të në fushë për Napolin hyn edhe Hysaj.
Napoli përforcon pozitat në vendin e dytë, ndërsa Lazio mbetet jashtë zonës së Champions League, teksa edhe Milan mund ta kalojë nesër nëse fiton ndeshjen e radhës.