Pasi ka fituar Superkupën në mesjavë, Juventus ka vijuar marshimin në Serie A, duke e mbyllur javën e 20-të me fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Chievo-s. Një sukses që e mban Juventusin në krye 9 pikë para Napolit të vendit të dytë.
I humburi I vetëm në këtë ndeshje ka qenë Cristiano Ronaldo, që nuk ka shënuar dot nga penalltia, e para që humb këtë sezon me Juventusin.
Douglas Costa shënoi golin e parë kur kronometri regjistronte minutën e 13-të. Në limitin e pjesës së parë, Emre Can dyfishon shifrat dhe Juventus shkon i qetë në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë, në 53’, ka penallti për Juventus, por Cristiano Ronaldo e humb, duke bërë që portugezi të nervozohej. Ishte 11-metërshi i parë që humb te Juventus.
Për të vulosur fitoren, mendon Rugani në minutën e 84-të. 3-0 dhe Juventus marshon i qetë drejt kampion, me 18 fitore dhe 2 barazime, pa asnjë humbje. Ndërsa Chievo mbyll klasifikimin, me shumë gjasa drejt rënies.