MENU
klinika

Carabao Cup

City kryen formalitetin, finalisti i parë

23.01.2019 - 22:37

Manchester City është finalisti i parë i Carabao Cup. Kjo nuk kishte asnjë dyshim, pasi “Qytetarët” e kishin fituar ndeshjen e parë 9-0 në “Etihad”, ndërsa sonte thjesht kanë bërë “nxemjen” ndaj Burton, duke fituar vetëm 1-0.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Aguero në minutën e 26-të, pas shërbimit të Mahrez. Interesant është fakti se trajneri Guardiola ka aktivizuar thuajse të gjithë titullarët.

Në portë është aktivizuar portieri kosovar Muric, që sapo ka rinovuar kontratën me City-n dhe do të përfitojë dyfish pagë. Muric po merr minuta në kupë, ku ai ka pritur edhe penallti.

Tashmë City pret finalistin e dytë, teksa luhet nesërmbrëma ndeshja e kthimit Chelsea-Tottenham, ku “Spurs” e fituan sfidën e parë 1-0. Finalja do të luhet më 24 shkurt në “Wembley”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN