MENU
klinika

E kishte ftuar për darkë

I theu hundën me top, CR7 i bën dhuratë

28.01.2019 - 21:32

Ajo e ftoi publikisht për darkë, pasi Cristiano Ronaldo gjatë nxemjes i theu hundën, por ylli portugez është shumë i angazhuar dhe koha për drekë apo darkë është e kufizuar për ta kaluar me një tifoze.

Por Cristiano Ronaldo nuk e ka harruar, duke i dhuruar një fanellë të tij me numrin shtatë dhe një takim në Continassa, tifozes së Juventus, Elena Di Martino.

Portugezi e goditi pa dashje me një top në fytyrë, para ndeshjes mes Juventus dhe Chievos, kur po bënte goditje në portë, por një top shkoi keq.

Topi i goditur nga Ronaldo i theu hundën dhe syzet tifozes juventine, dhe ajo pas ndeshjes, i kërkoi me një postim në rrjetet sociale Ronaldos, që ta ftonte për një darkë.

Gjatë stërvitjes me Juven, ai e ka takuar atë në qendrën stërvitore, dhe pasi bëri një foto me Elenën, i dhuroi nje bluzë me autografin e tij ku shkruhej: “Për Elenën një përfqafim.”

Vetë takimin e pasqyroi po tifozja Elena në rrjetet sociale, ku shkroi: “Dhurata ime për goditjen me top. Një kampion brenda dhe jashtë fushe… CR7”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN