Më në fund janë dhënë vendimet disiplinoret për luftëtarët e arteve marciale mikse të UFC-së që u përfshinë në një sherr masiv në vjeshtën e vitit të kaluar.
Tashmë është zyrtare, Khabib Nurmagomedov është pezulluar për nëntë muaj nga NAC (Nevada Athletic Comission) dhe do të paguajë një gjobë prej 500 mijë dollarësh pas trazirave që ndodhën në fund të sfidës me Conor McGregor në UFC 229.
Pezullimi mund të reduktohet në gjashtë muaj nëse ai prodhon një video të shkurtër kundër bulizmit.
Ndërkohë, pjesëtarët e stafit të tij rus, Abuakbar Nurmagomedov dhe Zubira Tukhugov, janë pezulluar për një vit dhe me një gjobë 25 mijë dollarë.
Ndërsa Conor McGregor është pezulluar për 6 muaj dhe do të paguajë një gjobë prej 50 mijë dollarësh në rolin e tij për trazirat e UFC 229. Pezullimi i tij përfundon më 6 prill të vitit 2019.