MENU
klinika

Kalvari me drejtësinë

Balili/ Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë dosjen, kush i kryeson

30.01.2019 - 11:19

Gjatë ditës së sotme është zgjedhur treshja e gjyqtarëve që do merren me dosjen e Klement Balilit, i cilësuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Treshja e gjyqtarëve kryesohet nga Flora Haradinaj. Shorti për zgjedhjen e tyre u hodh sot te Gjykata e Krimeve të Rënda.

Kujtojmë që Klement Balili u dorëzua pas 3 vitesh në arrati me 15 janar pikërisht në momentin kur krimet e Rënda mbyllën hetimet dhe dërguan dosjen për gjykim.

Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.