MENU
klinika

Shqiptari i Lazios

Igli Tare zgjidhet drejtori më i mirë i Serie A

30.01.2019 - 19:37

Ndoshta për shumë futbolldashës ky lajm nuk përbën më kuriozitet, pasi Igli Tare nga viti në vit vijon me sukseset e tija në menaxhimin e klubit të Lazios, e dëshmuar në bilancet e klubit, teksa janë rritur fitimet.

Sot Igli Tare është zgjedhur si drejtori më i mirë sportiv në Serie A, vlerësim i dhënë nga Federata Italiane e Futbollit, në bashkëpunim me partnerë të tjerë.

Këtë lajm e ka përcjell babai i Iglit, Isa Tare, teksa ka postuar edhe fotot përkatëse në rrjetin social Facebook. Një çmim që dëshmon punën e mirë të bërë ndër vite nga Tare.

Lazio është në luftë për një vend në Champions League, ndërsa nesërmbrëma pret Interin për Kupën e Italisë, ku nëse do të fitonte, do kalonte në gjysmëfinale.