MENU
klinika

Plas në Kuvend

Berisha sulmon Lindën, Rama: Gruas dhe familjes sime…

31.01.2019 - 13:22

Debate të ashpra kanë shpërthyer gjatë seancës së sotme në Kuvend mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha.

Ata kanë replikuar me akuza të forta kundër njëri-tjetrit, duke kaluar edhe në përmendjen e familjeve.

Gjithçka nisi pasi Rama e akuzoi Berishën si njeri që nuk ka marrë vizën në Amerikë dhe fill pas kësaj Berisha i është kthyer akuzave të vjetra kundër Ramës.

Rama: Se kam pasur 20 mln dollarë për të takuar presidentin e SHBA rëndon edhe presidentin e SHBA jo mua, se ai dhe çdo zyrtar amerikan është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë, ti nuk e ke problem se tani nuk të numërohet më se çështja e vizës është përcaktuar, por po të them një gjë, Sali, SHBA ti i ke sfiduar disa herë, edhe në këtë foltore kur i ke quajtur autoret e rrëzimit tënd këtu bashkë me të ndjerin Gazidede dhe me të mirënjohurin Blerim Çela, më kujtohen fjalimet pas zgjedhjes së Tramp se sa i thërrisnit të vinte t’iu ndihmonte.

Jeni si ata që thërrasin: guri do të na rrahin, por Guri nuk vjen te ju, se nuk ka se si vjen tek ju. Ti je njeri që je marrë me gratë, vajza, nipa mbesa e kë sje marrë, je njeri që nuk ke kanun, ligjk, gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.

BERISHA I PËRGJIGJET RAMËS: Ti je një copë fundërrinë ju merr shokëve gratë, i pafytyrë merr gruan e shokut, shkel çdo normë mor horr, çdo normal morale, njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore. Shan si rrugaç ordiner, je ti që merr gruan e shokut tënd o i pafytyrë.