MENU
klinika

Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”

31.01.2019 - 19:43

Sa herë flet Diego Armando Maradona, përbën lajm. Kjo edhe për faktin se legjenda e futbollit i thotë gjërat ashtu siç i mendon, pa doreza dhe nuk i intereson se dikush do të cënohet.

Debati i fortë që ai ka me FIFA-n nuk ka rreshtur kurrë edhe pasi Blater është larguar dhe Infantino është vënë në krye të organit më të lartë të futbollit në botë.

Maradona ka kërcënuar madje se do të nxjerrë disa fakte dhe prova tronditëse për FIFA-n, që do të “trazojnë ujërat” e futbollit. Kjo vjen pasi argjentinasi është shumë i zhgënjyer duke besuar në ndryshim, me Boban dhe Infantino.

58-vjeçari Maradona thotë për Boban: “E ftoj për një ndeshje në ring, nëse dëshiron të dalë kryelartë. Është e padobishme të zemërohesh.

infantino maradona
infantino maradona

Unë nuk jam një djalosh 20-vjeçar, kam 58 vite mbi supe. Këto gjëra më bëjnë keq, sepse u kam besuar njerëzve, por tashmë nuk u besoj më.

I kam thënë Gianni Infantinos se nuk do të jem kapiteni i ekipit të legjendave, sepse që kur janë larguar Blater dhe Grondona, asgjë nuk ka ndryshuar në FIFA.

Kanë mbajtur lojtarë si Marko Van Basten, Rud Gullit dhe mua në një dhomë si qentë. Ishte një mungesë e plotë respekti. Tani do të filloj të tregoj gjërat që di për FIFA-n e re” – është shprehur Maradona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN