Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Christian Panucci është përmendur që mund të drejtojë Romën, por situate e fundit ka bërë që drejtuesit të shohin ndryshimin e stolit verdhekuq.
Kështu, tekniku italian mund të ndahet me Shqipërinë, edhe pse duket mjaft e vështirë. Trajneri i kombëtares sonë shihet si një alternativë e mundshme për të zëvendësuar Di Francescon, i cili e ka humbur totalisht besimin pas humbjes 7-1 ndaj Fiorentinës.
“Gazzeta dello Sport” raporton se zgjidhja e trajnerit të kombëtares sonë është vetëm në rast emergjence. Mundësia është e madhe që Roma të vazhdojë me Di Francescon, pasi ky i fundit gëzon besimin e Monchit dhe Tottit.
Gjithsesi, situata me tifozët nuk është aspak e lehtë. Mbështetësit kanë vënë në shënjestër Kolarovin, Manolas dhe trajnerin, me këtë të fundit që kësaj here është në telashe të mëdha.