MENU
klinika

Myrto Uzuni

Sulmuesi kuqezi e nis vitin me gol në Kroaci

01.02.2019 - 21:08

Vit i ri, zakon i vjetër. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që luan me Lokomotiv Zagreb në Kroaci, Myrto Uzuni, ka shënuar sërish për ekipin e tij, i pari për këtë vit.

Për më tepër, Lokomotiv e Zagrebit ka dalë nga kriza e rezultateve që kishte mbërthyer këtë skuadër, duke e larguar për pak kohë nga pretendimet e kreut.

Uzuni ndihmoi me golin e tij në fitoren 2-0 skuadrës së tij përballë Zapresiç, për të barazuar Osijekun dhe Rijekën në vendin e dytë në kampionat, me Dinamon e Zagrebit që është shumë larg në luftën për titull.

Ky ishte goli i 5 në këtë sezon për Uzunin, i cili ka shënuar gola me shumë peshë për Lokomotiv Zagreb dhe nuk është rastësi fakti se kur ai nuk ka arritur të shënojë, edhe skuadra e tij ka shfaqur vështirësi në sigurimin e rezultateve.

Në minutat shtesë, një gol i Ivanusheç me penallti çoi në 2-0 shifrat për Lokomotiv që mori kështu një fitore shumë të rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forma e mirë e legjionarit

Uzuni shënon golin e katërt në Kroaci