MENU
klinika

EMRAT

Qeni “nuhat” 600 mijë euro drogë, arrestohen 3 shqiptarë

02.02.2019 - 21:31

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali. Policia Italiane bën me dije se ata janë kapur me 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë.

Shqiptarët e arrestuar janë, Pandeli Prifti, 40 vjeç, Luzim Ndreu, 38 vjeç dhe Kujtim Rapushi, 37 vjeç.

Droga me vlerë 600 mijë euro është gjetur në një shtëpi në Vittoria nga qentë anti-drogë.

Një nga personat e arrestuar ishte shpallur në kërkim edhe për krim të tjera të kryer në Romë.

Po ashtu njëri prej të arrestuarve lëvizte me kartë identiteti greke të falsifikuar.