MENU
klinika

Dy personalitetet

Lorik Cana e Elvis Naçi: Keni 2 lojtarë të lirë

03.02.2019 - 12:56

“Për ekipet e pakënaqur me merkaton dimërore, keni dy lojtarë të lirë”. Është ky statusi që ka bërë Lorik Cana në story-n e vet, teksa shihet duke bërë pasa me Elvis Naçin.

Kuptohet, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka bërë pak humor, duke ndarë me mikun e tij në Drenicë një moment që e lidh me futbollin, kësaj loje kaq popullore.

Lorik Cana është larguar nga futbolli i luajtur, duke iu përkushtuar tashmë fondacionit me emrin e tij, e njëkohësisht në planet e tij është dhe marrja e drejtimit të një ekipi.

Cana dhe Naçi kanë ndikim të madh te të rinjtë dhe një mesazh me top është gjithnjë i vlefshëm, për të shtyrë rininë të merret me futboll.