MENU
klinika

Vedat Muriqi

Gol i mrekullueshëm nga shqiptari në Turqi

09.02.2019 - 15:32

Një gol për “kartolinë” është shënuar nga futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, duke zhbllokuar shifrat në minutën e 6-të të ndeshjes Rizespor-Antalyaspor në Turqi.

Nga një pozicion i prirët me portën kundërshtare, ai ka goditur nga distanca (më shumë se 30 metra), duke e shtangur portierin mik.

Topi ka “fluturuar” me një trajektore të çuditshme, duke “pastruar merimangat” e trekëndëshit të portës kundërshtare.

Ky ishte goli i shtatë sezonal me Rizespor, ku është shndërruar në pikë referimi. Kujtojmë se lojtari në fjalë ka luajtur edhe për Shqipëria U-21 dhe Besën e Teutën, në kampionatin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN