Mohamed Salah ka treguar aftësitë e tij edhe jashtë fushës së gjelbër, teksa në një reklamë, pak ditë para startit të Champions League, ai ka qëlluar dy herë radhazi në shenjë.
Sulmuesi i Liverpool ka postuar një video në profilin e tij në “Twitter” ku shfaqet duke kaluar një top brenda një rrote të ngecur në gjysmëlartësi.
Pas kësaj, 26-vjecari egjiptian ka marrë një kanaçe Pepsi dhe e ka vendosur mbi rrotë para se ta hidhte me një goditje perfekte me të majtën magjike.
Behind the scenes… pic.twitter.com/u2st8UVQol
— Mohamed Salah (@MoSalah) February 7, 2019
Kjo video është shoqëruar me mesazhin “Në prapaskenë…” dhe ka shumë mundësi të jetë pjesë e një reklame të kompanisë së pijes së famshme, që është edhe sponsori i Champions League.