12.02.2019 - 12:25
Sot nis faza e 1/8 finaleve të Champions League, ku sponsor i këtij eventi është edhe pija e famshme Pepsi. Dhe Lionel Messi me Mohamed Salah prezantuan pak ditë më parë reklamën më të fundit për pijen që prodhon kompania në fjalë.
Është publikuar një reklamë e dytë, ku janë bërë bashkë ylli argjentinas dhe Mohamed Salah dhe duelojnë për një pije që fund nuk e merr asnjëri.
Një sfidë mes tyre me topa që i godasin dhe i përdorin për të ndalur gjithçka dhe në fund është sulmuesi i Liverpool që ka publikuar një video, ku tregon prapaskenat e xhirimit të reklamës në fjalë.
#FORTHELOVEOFIT @pepsi pic.twitter.com/ZBYKOPqoD8
— Mohamed Salah (@MoSalah) February 11, 2019