Gjykata ka marrë vendimin në lidhje me padinë e trajnerit Christian Panucci ndaj ish-presidentit Bujar Nishani. Gjykatat nuk ka pranuar padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare kundër ish-presidentit të Shqipërisë.
Nishani, pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi Panuccin sharlatan. Lajmin e bën me dije mbrojtësi ligjor në këtë përballje i ish-presidentit Nishani.
“Po, padia është rrëzuar. Vendimi është marrë dje për rrëzimin e padisë, por ende nuk është zbardhur. Pretendimet e ngritura nga paditësi kanë rezultuar të pabazuara”, – është shprehur Bujar Nishani në një prononcim për “Panorama”.
Kujtojmë se padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkoi që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani, duke kërkuar 100 mijë euro.
Trajneri i Kombëtares, në padinë e ngritur, është bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil. Panucci është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.