MENU
klinika

Raporti

Rënia e euros/ Flet BSH: Ishte e papritur, shumë shpejt…

14.02.2019 - 14:01

Raporti i politikës monetare për tremujorin e parë të vitit është prezantuar për mediat nga Banka e Shqipërisë.

Inflacioni:

-Ekspertët e BSH-së bënë me dije se inflacioni do të jetë i ulët edhe këtë vit,
-Shkak për këtë është bërë ndikimi që ka kursi i këmbimit.
-Pritet që deri në 2020 inflacioni të kthehet në objektivin prej 3% të bankës.

Kursi i këmbimit:

-Ekspertët e bankës bënë me dije se forcimi i monedhës vendase ishte i papritur për ta.
-Sipas tye kursi do të stabilizohet shumë shpejt.
-Në 2018 kursi mesatar ishte 127.6 lekë

Faktorët që ndikuan në zhvlerësimin e euros:

-Fondamentet
-Spekulimet
-Faktorët psikologjikë

Kërkesa, prodhimi dhe punësimi në rritje:

-Kërkesa agregate, prodhimi dhe punësimi, kanë ardhur në rritje.
-Stimuli monetar ka mbështetur rritjen e ekonomisë, si dhe forcimin gradual të presioneve të brendshme inflacioniste.
-Forcimi i kursit ka reduktuar presionet e huaja.
-Norma mesatare e inflacionit rezultoi 1.8% në tremujorin e katërt dhe 2% në vitin 2018.

Prodhimi i Brendshëm Bruto:

-Sipas INSTAT, PBB u rrit me 4.5% në tremujorin e tretë nga 4.3% në gjashtëmujorin të parë.
-Rritja e punësimit ka absorbuar një pjesë të kapaciteteve të lira në tregun e punës, duke sjellë rënien në 12.2% të papunësisë në tremujorin e tretë.
-Politika monetare lehtësuese ka mbështetur ecurinë pozitive të ekonomisë.
-Politika monetare ka nxitur rritjen e kredisë dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit.
-Inflacioni parashikohet të luhatet rreth nivelit mesatar të 1.8 % në vitin 2019.

Rreziqet lidhen me:

-Pasiguritë për zhvillimet ekonomike e financiare në partnerët tregtarë
-Kohëzgjatjen dhe ndikimin e forcimit të kursit të këmbimit në inflacion
-Shpejtësinë e rikuperimit të kredisë bankare.
-Normalizimi i politikës monetare do të jetë i kujdesshëm, duke synuar garantimin e kushteve monetare të përshtatshme për konvergjencën qëndrueshme të inflacionit në objektiv, vlerëson Banka e Shqipërisë në raportin e saj.