MENU
klinika

“Last Hurrah”

Pas Grammy-it, Bebe publikon këngën e re

15.02.2019 - 13:44

Nuk arriti të marrë trofe në Grammy, aty ku shkëlqeu këngëtarja tjetër shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha i është “përveshur” menjëherë punës.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri. Kënga e re e 29-vjeçares mban titullin “Last Hurrah” dhe është publikuar në YouTube.

Bebe Rexha

Ky është projekti i parë muzikor i Bebes për vitin 2019, ndërsa është pjesë e albumit të saj të ri “Expectations”.