MENU
klinika

Rokada

Kamza merr trajnerin e Erzenit, në Shijak shkon…

18.02.2019 - 20:05

Pas 24 orësh, Kamza ka gjetur trajnerin e ri dhe ai do të jetë Gentian Stojku. Elbasanasi ka drejtuar me sukses skuadrën e Erzenit deri ditën e diel.

Stojku në dy sezonet e fundit ka drejtuar skuadra të Kategorisë së Parë dhe pretendente, si Tomori e Erzeni, apo dhe më parë Sopoti.

Stojku pritet që nesër të jetë në skuadrën e tij të re dhe për Gentian Stojkun kjo do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner në Superiore.

Ndërsa Erzeni, me largimin e Stojkut, nuk ka ndenjur pa trajner gjatë, por drejtuesit duket se kanë afruar një emër të njohur që ka drejtuar në Superiore.

Shijakasit nga sot kanë zyrtarizuar Gentian Begenë, durrsakun e njohur, që ka pasur disa role të rëndësishme, e madje edhe trajner i parë te Teuta e Durrësit në Superiore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN