MENU
klinika

Marrëveshja e re

Arrihet akordi, Wenger rikthehet si drejtues

21.02.2019 - 19:17

Arsene Wenger do t’i rikthehet shumë shpejt botës së futbollit. Pas një sezoni pushim, francezi duket se do të jetë pjesë e PSG-së.

Ai nuk do të jetë trajner siç jemi mësuar ta shohim, por do të jetë drejtori sportiv i kampionëve të Francës. 70-vjeçari do të zëvendësojë Henrique Anteron, i cili do të lërë këtë post në fund të sezonit.

Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, ish-trajneri i Arsenalit është takuar me presidentin Khelaifi dhe kanë arritur një marrëveshje ekonimike të mirë mes tyre.

arsene wenger e george weah
arsene wenger e george weah

Sipas “L’Equipe”, të dy burratu takuan në Doha në takim “top-sekret” dhe vendosën që francezi të rikthehet të punojë në atdhe me skuadrën më të fortë të momentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy legjendat bëhen bashkë

Presidenti Weah nderon ish-trajnerin e tij