Sot Real Madrid ka 13 tituj të Champions League, duke lënë shumë mbrapa rivalët e tjerë. Por në vitin 1998 diskutohej për titullin e shtatë, për më tepër nuk e kishin fituar prej 32 vitesh.
Ish-presidenti Lorenzo Sanz ka kujtime mbresëlënëse nga koha kur ishte i ulur në vendin e Florentino Perez, i cili fitoi Champions-in e shtatë pas 32 vitesh vuajtje.
Sanz ka folur për mikrofonat e programit Idolos, duke kujtuar vitin 1998, kur Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve për herë të shtatë.
Ky triumf i Los Blancos erdhi pas 32 vitesh, duke i dhënë fund vuajtjeve të gjata që më pas, triumfuan edhe në vitin 2000 dhe 2002.
Lorenzo ka treguar se si, në një moment gjatë sezonit, trajneri atë kohë Jupp Heynckes, ishte i lodhur nga skuadra që kishte për shkak të arrogancës së lojtarëve.
“Një javë para ndeshjes me Juventusin, e thirra Jupp dhe e pyeta se si po shkojnë punët. Ai më tha se ka hequr dorë, ka humbur besimin dhe se s’do të dëshironte të punoj me ta”, – u shpreh Lorenzo.
“I thashë, nëse refuzon të punojë me skuadrën, atëherë edhe mua do të më bënte që të humbasë besimin.
Më pas i thirra shtatë apo tetë lojtarë, më të rëndësishmit dhe iu thashë se Jupp më ka thënë se s’mund të punojë me ta dhe se janë bij bushtrash dhe se s’mund të fitojë me ta.”
Siç duket, këto fjalë të presidentit ndikuan te lojtarët, që dhanë maksimumin dhe triumfuan 1-0 ndaj Juventusit për t’i dhënë fund pritjes 32-vjeçare.