MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 23

Kukësi rimerr vendin e dytë, paqe në Durrës

24.02.2019 - 16:04

Ashtu siç pritej, Kukësi ka fituar ndaj Kamzës. Në “Elbasan Arena”, verilindorët kanë fituar 3-2, duke marrë vendin e dytë, tashmë -8 pikë ndaj Partizanit kryesues. Ndërsa Kastrioti-Laçi ka përfunduar 1-1.

Verilindorët kaluan shumë shpejt në avantazh, me anë të sulmuesit Vasil Shkurtaj, i cili gjeti golin e parë me fanellën blu. Megjithatë, Kamza arriti të reagojë dhe të barazojë brenda pjesës së parë.

Me anë të një goditjeje dënimi, Fukui arrin të godasë i lirë brenda zonës. Edhe pse jo një goditje e fortë, Frashëri nuk arrin ta ndalë dhe e shtyn topin drejt rrjetës së tij. Topi kalon vijën fatale dhe Kamza në delir.

Pjesa e dytë foli më shumë për Kukësin. Valdet Rama aktivizohet në minutën e 46’ dhe vetëm 60 sekonda më pas, realizon një gol fantastik.

Në minutën e 60’, Rama është sërish protagonist. Një shpërthim i tij nga krahu i majtë sjell dhe golin e tretë për verilindorët, i cili shënohet nga mesfushori Rroca. Ky gol u duk se i siguroi fitoren Kukësit, por Kamza arriti të shënojë sërish.

Në minutën e 77’, Martinena gjen golin e parë personal me fanellën e Kamzës. I sapo futur në lojë, argjentinasi ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë të shkëlqyer, duke mposhtur për herë të dytë portierin Frashëri.

Minutat e fundit ishin shumë të luftuara nga të dyja skuadrat, por Kukësi u mborjt mirë dhe arriti të marrë një fitore shumë të vështirë përballë të besuarve të Stojkut, që debuton me humbje në krye të Kamzës.

KUKËSI-KAMZA  3-2

Shkurtaj 9′, Rama 46′, Rroca 60′ / Fukui 40′, Martinena 77′

Kukësi: Frashëri, Ethemi, Krasniqi, Teqja, Xhemaili (Rama 46′), Çyrbja, Dzaria, Limaj (Rroca 56′), Rrumbullaku, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu.

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani (Mumajesi 52′), Rezi, Malaj (Peci 63′), Mehmeti, Fukui, Plaku, Zisi (Martinena 76′). Trajner: Gentian Stojku.

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Denis Rexha, Denis Agaraj, Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: Çyrbja 33’, Xhemaili 40′ / Bonani 40′, Fukui 79′

Kastrioti ka marrë një pikë kundër Laçit, në një ndeshje që u mbyll në barazim 1-1 në Durrës. Kurbinasit shënuan të parët me anë të Fangajt, por mesfushori Julian Shehu me një gol mjaft të bukur shmangu humbjen për skuadrën e Devollit.

Një ndeshje e vakët, me pak raste. Krutanët shfaqën më shumë dëshirë, kurse Laçi në krahun tjetër i kishte të paqarta sulmet.

Laçi e ka ngushtuar në katër pikë diferencën me Teutën e vendit të tretë, kurse Kastrioti sheh t’i largohet Luftëtari i vendit të tetë.

KASTRIOTI-LAÇI 1-1

Shehu 54′ / Fangaj 11′

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj (Okebugu 66′), Shehu, H. Marku (Vatnikaj 75′), Bardhi (T.Marku 86′), Kalaja, Roxher. Trajner: B.Devolli.

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Sefgjini (Mane 81′), Eller, Najdenov (Jonuzi 61′), Çokaj, Shtubina, Xhixha (Okpotu 86′).  Trajner: Besnik Prenga

Gjyqytarë: Klodian Shahini, Ermal Barushi, Herald Lisaku, Hermal Llapra

Kartonë të verdhë: Ymeraj 57′, Çela 72′, Shehu 88′ / Fangaj 59′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 23

Luftëtari, fitore mbijetese ndaj Teutës