MENU
klinika

Basketbollisti i Vllaznisë

Serbi bën shqiponjën në mes të Shkodrës

25.02.2019 - 22:47

Një “provokacija”? Jo, është një foto e bërë natyrshëm, në mes të Shkodrës, aty ku bujaria dhe respekti mposhtin politikën dhe urrejtjen, madje kur bëhet fjalë edhe mes serbit dhe shqiptarit.

Gjestin e shqiponjës e ka bërë edhe një basketbollist serb, që luan me Vllazninë, Pavle Cvetinoviç. Fotoja është publikuar në faqen zyrtare të shoqatës së basketbollit të Vllaznisë, e cila shoqërohet me diçiturën: “Sporti nuk njeh kufinj”.

Në këtë foto janë në një nga lokalet e Shkodrës kapiteni i Vllaznisë, Erjon Llazani, tre basketbollistët e huaj: amerikanët Leo Svete e Malik Carter, si dhe serbi Pavle Cvetinoviç.

Por, bashkë me ta është edhe ish-basketbollisti i Vllaznisë, Herion Faslija. Të pestë ata në një moment kanë bërë një foto, duke bërë të gjithë shenjën e shqiponjës.

Serbit nuk ia ka ndjerë aspak nëse ky veprim do të kritikohet në vendlindjen e tij, ai është ndjerë i barabartë me të tjerët dhe nuk ka pasur kurrë probleme, qoftë me tifozët, qoftë me mikpritjen në qytet.